Disa prej tyre e kanë konsideruar të duhur vendimin për mbajtjen e maskës, duke u shprehur se është në të mirë të tyre urdhëri i lëshuar nga qeveria.
Advertisements
TIRANË– Shumica e qytetarëve nëpër rrugët e kryeqytetit e kanë zbatuar vendimin e qeverisë që duhet të jenë me maskë që nga momenti që dalin nga shtëpia e tyre. Disa prej tyre e kanë konsideruar të duhur vendimin për mbajtjen e maskës, duke u shprehur se është në të mirë të tyre urdhëri i lëshuar nga qeveria.
“Them që do ndikojë për mirë. E kam përdorur se jam 75 vjeç. Njeriu ka qejf të rrojë për nipërit dhe mbesat,”-shprehet një i moshuar. Por nuk kanë munguar ata që kanë lëvizur pa maskë, kryesisht të rinjtë, por dhe ata që nuk e vendosin siç duhet.
Advertisements
“Ma ka dhënë vetë Rama lejen, më tha rri pa maskë,”-tha qytetarja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!