Kjo është fleta e gjobës me të cilën do të përballeni nëse policia e shtetit ose ajo bashkiake ju identifikon pa maskë në rrugë. Në fletën e gjobës vendoset data, ora dhe vendi ku është konstatuar shkelja, më pas plotësohen të dhënat personale të shkelësit si dhe vlera e gjobës. Gjoba do të jetë 3 mijë lekë të reja, por nëse një qytetar rezulton përsëritës i te njëjtës shkelje, do të ndëshkohet me 5 mijë lekë të reja.
Advertisements
Në ditën e parë të futjes së fuqi të aktit normativ të qeverisë për vendosjen me detyrim të maskave edhe në ambientet e hapura, policia e shtetit dhe ajo bashkiake në Tiranë kanë zbarkuar në terren për të monitoruar nga afër situatën. Efektivët blu kanë zgjedhur që në këtë ditë të sensibilizojnë qytetarët për vendosjen e maskave dhe janë treguar tolerante sa i takon vendosjes së gjobave.
Gjoba do të aplikohet përmes faturës së energjisë elektrike. Do të plotësohen 3 kopje të gjobës, një e mban qytetari, një policia dhe një do të dërgohet tek OSHEE përmes së cilës do të bëhet pagesa. Këmbësoret do të gjobiten nga policia e rendit dhe ajo bashkiake, ndërsa nëse shkelja kryhet nga shoferët, do të jetë policia rrugore ajo që do të plotësojë masën administrative.
Advertisements
Për shkak të shumës e cila është më pak se 10 mijë lekë të reja, ajo nuk ankimohet në polici dhe nuk do të ketë një komision për ankesat e qytetarëve. Nëse një qytetar nuk është dakord me ndëshkimin ai mund t’i drejtohet dyerve të gjykatës administrative.
Të gjithë ata qytetarë që nuk pranojnë të firmosin gjobën në momentin që kapen pa maskë në rrugë, ata do të shoqërohen në Komisariatin përkatës ku do të gjobiten.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!