E trishtë! Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i njohur shqiptar, kolegia e tij bën dedikimin prekës

Historiani dhe gazetari Nuri Dragoi është ndarë ditën e sotme nga jeta pasi nuk ka arritur të mposhtë koronavirusin. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar prej Covid, dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot.

Advertisements

Dragoi ka qenë botues i disa librave, dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas te miqtë e tij.

Advertisements

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh I parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po cigaren si ta pimë?”/ Qytetarët “mas akrojne” Ramën për maskat, kryeministri: Për ujë, nxirr paguren nga brezi, sa për duhanin…
Artikulli tjetërStudimi më i fundit, njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga COVID-19