Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e kinemave, disa muaj më parë, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Advertisements
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare kërkohet hapja e tyre sipas protokolleve të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për mbrojtjen nga COVID-19.
Vendimi
Advertisements
PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 351, DATË 29.5.2020 “PËR MARRJEN EMASAVE TË VEÇANTA DHE KUFIZIMEVE PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SËCOVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, nenit 113, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, si dhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 4540, datë 9.10.2020,
URDHËROJ:
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Ogerta Manastirliu
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!