“Hë çfarë thoshte”/ Rama kujton Anetën e ndjerë teksa flet për Poloninë: Sa herë më shihte në televizor, sikur të kisha takuar ndonjë kushëri…

Gjatë fjalës që mbajti, Rama përshëndeti miqtë e tij polakë dhe tha se ata i kujtojnë të ëmën e ndjerë, pasi Aneta kishte studiuar në Poloni dhe fliste gjuhën e tyre.

Advertisements

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bërë nostalgjik pasditen e sotme teksa ka po prezantonte Akademinë e Kodimit që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë.

Gjatë fjalës që mbajti, Rama përshëndeti miqtë e tij polakë dhe tha se ata i kujtojnë të ëmën e ndjerë, pasi Aneta kishte studiuar në Poloni dhe fliste gjuhën e tyre.

Advertisements

“Dua t’i falenderoj miqtë polak. Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më. Ajo kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht dhe sa herë që më shikonte në televizor që takoja ndonjë polak, me thoshtë ‘hë çfarë thotë’. Sikur të kisha takuar ndonjë kushëri polak që kishte kohë që s’i kishte shkuar për vizitë,”- tha Rama ndër të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPa maskë, shqiptari përle shet me policët. Tre prej tyre përfundojnë në spital
Artikulli tjetër‘Shqiptarët janë të dytët pas Sirianëve që po largohen nga vendi’