Evropa ka shtuar masat dhe rregullat kundër koronavirusit. Ministri çek i Shëndetësisë, tha mbrëmë në një interviste televizive se javët e ardhshme pritet që të jenë të vështira, pasi një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi, duke mbyllur shkollat, konviktet, universitetet dhe baret.
Advertisements
Edhe në Holandë, restorantet dhe baret janë të mbyllura pas orës 22:00. Ndërkohë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pritet të dalë sot në një konferencë për të prezantuar masat e reja, pas rritjes së infeksionit sidomos në Paris. “Asgjë nuk është e përjashtuar”, tha ministrja në Francë, raporton BBC.
Qeveria e Katalonjës do të vendosë sot nëse do të mbyllë baret dhe restorante për pjesën tjetër të tetorit.
Advertisements
Ndërkohë Bullgaria ka raportuar 785 infeksione ditore këtë mëngjes dhe tetë vdekje. Sofja ka numrin më të lartë.
Ndërkohë, zyrtarët e Berlinit janë në përpjekje për të bindur njerëzit të mbajnë maska edhe në publik. Një fushatë e re reklamash tregon një grua të moshuar me një fytyrë me lule, duke i treguar gishtin e mesit kujtdo që është pa maskë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!