“1600 shtretër në dispozicion”/ Gënjeshtra e Manastirliut, 6 muaj më parë “u mburr” për 9 mijë të tillë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi dje në emisonin “Opinion” se në skenarin më të keq të pandemisë Covid, Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale. Madje ajo theksoi se në rast se mbushen me pacientë spitalet COVID, do të shfrytëzohen edhe spitalet rajonale.

Advertisements

Por çfarë ka deklaruar më herët Manastirliu?

Më 16 mars, java e dytë e shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka thënë një tjetër shifër. Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Manastirliu deklaroi se në Shqipëri, përfshirë edhe spitalet jo publike, janë në total 9 mijë shtretër në dispozicion të situatës.

Advertisements

“Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenarëve”, u shpreh ministrja.
Nuk dihet ende se cila është shifra e saktë e shtretërve nëpër spitale, pasi ministrja ka gënjyer me kapacietet që ka shëndetësia shqiptare në këtë situatë pandemie.
Presim që të dalë sërish ministrja dhe të na japë një sqarim dhe një shifër të saktë.Dosja.Al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDita e dronit, ju flet Ballisti: “Autochthonous” më ndryshoi jetën, ja perse do rikthehem në Serbi
Artikulli tjetërMaskat me detyrim nga dita e nesërme, rritet kërkesa për blerje. Çfarë ndodh me çmimet