“Qajnë hallet e popullit 6 në 4″/ Rama i përgjigjet Bashës: Punët nuk i keni bërë si në letër

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj indirekt kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili tha sot se rivali politik e ndjek në konferencat e tij.

Advertisements

Nga kryeministria ku njoftoi vendimin për heqjen e taksës së qarkullimit, karbonit dhe akcizën e naftës për fermerët, Rama tha se qeveria e djeshme nuk i ka realizuar punët si në letër.

“Shkoni pyesni në fshat, sa paguheshin dje, sa paguajnë sot. Kemi financuar pa krahasim ujitje-kullimin. Po i bie kësaj të mos ndjell diçka që s’duhet. Shirat që dje përmbysnin, sot jo. Flas për reshje relative, jo për ato që përmbysin dhe Francën. Se punët s’janë bërë siç thuhet në letër nga ata që qajnë hallet e popullit sot, qajnë 6 në 4.”-tha Rama, duke i rikujtuar Bashës, lapsusin e bërë dje prej tij

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE ofenduan e i thanë si po e rrit djalin ashtu, Arbana jua mbyll gojen komentuesve
Artikulli tjetërItalia kërkon punëtorë, kerkon 30 850 emigrantë