Drejtori i Policisë Kufitare në Gjirokastër Arben Joco niset me urgjencë drejt Turqisë, për mjekim më të specializuar pasi është prekur nga Covid-19.
Advertisements
Joco rezulton i prekur nga Covid-19 prej disa ditësh, ndërsa nuk kishte pranuar të merrte mjekim dhe ilaçe. Për pasojë gjendja shëndetësore e Jocos është rënduar dhe është dashur dërgimi i tij i menjëhershëm në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Duke parë se nuk kishte përmirësim dhe pas trajtimit me oksigjen drejtori i Policisë së Gjirokastrës ka humbur ndjenjat, Policia e Shtetit ka vendosur që Arben Joco të dërgohej me urgjencë, me avion spitalor, drejt Turqisë.
Advertisements
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shefi i Policisë Kufitare në Gjirokastër është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është dërguar në klinikën e Ozonografisë në Stamboll. Më herët, edhe zyrtarë të lartë dhe deputetë janë dërguar nga Shqipëria për mjekim të specializuar në Turqi.
Edhe dy efektivë të repartit Shqiponja të Gjirokastrës kanë dalë pozitivë me Covid, pasi janë kontakte të drejtorit Joco.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!