Prindër së shpejti, Ledri Vula dhe Sara Hoxha me poza të nx ehta. Reperi i dedikon këngë foshnjës para se të vijë në jetë

Reperi Ledri Vula sot do të publikojë këngën e tij të re, që i dedikohet vajzës që vjen në jetë shumë shpejt. Paralajmërimin e bëri në fillim të tetorit me një foto, ndrysa dje i ka lënë të gjithë me gojë hapur me postimin që bëri në Instagram.

Advertisements

Një foto h.ot e tij dhe Sarës shtatzënë ka pushtuar rrjetin duke u siguruar që kënga do e ketë pa asnjë diskutim të gjithë vëmendjen e duhur sapo të publikohet.

Advertisements

Ky postim vjen pas postimit të ekos së vajzës së tij, dhe pas festës së babyshower. “10.10.2020”– shkroi këngëtari, në imazhin e ekos dhe menjëherë u hamendësua se kjo ishte data e lindjes së vogëlushes.


Por partnerja e tij ka sqaruar gjithçka, duke zbuluar se bëhet fjalë për një këngë të re të Ledri Vulës që i dedikohet foshnjës së tyre.

“Kënga më e mirë e jotja ndonjëherë ??” shkroi një fans në koment. Dhe Sara Hoxha e konfirmoi duke i kthyer përgjigje: “Kështu mendoj edhe unë.”

Sipas të dhënave në eko e bebit, kënga titullohet “Si baba”, dhe do të dalë në orën 20:00 të ditës së sotme. Këtë verë Ledri festoi ditëlindjen e fundit si beqar.

Në këtë ditë të veçantë për Ledri Vulën nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë, e Sara Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe 2 milionë euro cash në 5 valixhe drejt Dubait, e reja ndalohet në aeroport dhe… (FOTO)
Artikulli tjetërFundjava me temperatura të qëndrueshme, mos i anuloni planet me familjen në natyrë