‘Kisha dëgjuar që nuk është në gjendje të mirë, s’fle as natën’/ Kryemadhi tregon ç’i thanë socialistët për Ramën: Është shumë rëndë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kishte marrë informacione lidhur me gjendjen psikologjike të kreut të qeverisë dhe mendimin e socialistëve për të.

Advertisements

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka adresuar sulmin e kryeministrit Edi Rama dje nga Asambleja e Partisë Socialiste.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se kishte marrë informacione lidhur me gjendjen psikologjike të kreut të qeverisë dhe mendimin e socialistëve për të. Për të vërtetuar fjalën e saj, Kryemadhi ka marrë si shembull Pandeli Majkon dhe Damian Gjiknurin.

Advertisements

“Kisha dëgjuar që nuk është në gjendje të mirë, është nervoz. Nuk fle natën. E dëgjova ta kuptoja gjendjen e tij. Nuk e besoja në fakt. Por dje e kuptova dhe e pashë që është shumë rëndë, psikologjikisht dhe mendërisht. Fjala bashkë e mbyt, se të gjithë jemi bashkë, ndërsa ai është vetëm. Sytë e Pandeli Majkos dhe Gjiknurit, vetë ata e kuptojnë shumë mirë se fjalimi i tij nuk ngjall interes,”-tha Kryemadhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjobë te fatura e dritave nëse je pa maskë, Kryemadhi e thotë HAPUR: Unë s’kam kontratë, do e ‘hajë’ Ilir Meta ose…
Artikulli tjetërKombëtarja gati për sfidën me Kazakistanin/ Kuqezinjtë në fushë vetëm për fitore