Policia shton se iraniani siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit duke e bërë të disponueshëm në aparatet e tij kompjuterike. Policia gjeti në banesen e tij tre dokumente identifikimi dhe një sërë dokumenrash të tjera nën hetim,10 karta sim, katër aparate celulare dhe një usb.
Advertisements
Jo vetëm spiunazh , por edhe su lme kibernetike. Të paktën kjo kuptohet se po ndodh nga aksionet policore të herë pas hershme ndaj individëve që kryejnë veprimtari të dyshimtë kundër kampit të Mek të vendosur në Shqipëri prej vitesh. I fundit që ra në rrjeten e policisë është një 46 vjeçar , nga Irani. Ai u ndalua se dyshohet që ndërhynte në rrjët dhe përgjonte.
Advertisements
Ndonëse në rrugë zyrtare policia u shfaq e rezervuar dhe publikoi vetëm inicialet B.P të iranianit të dyshuar për 4 ak uza, Top Channel mëson se i dyshuari hyri në Shqipëri në 2016 dhe filloi veprimtarinë kundër anëtarëve të Mek. Por për shkak se ky episod është nën ndjekje edhe nga agjensi të tjera të sigurisë, policia hedh dritë vetëm mbi implikimin më të fundit të iranianit i cili përmes një aplikacioni komunikonte me të tjerë duke u lidhur me numrat e telefonit të shtetasve të ndryshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!