Ja sa kushtojnë bluzat dhe këmishat `modeste` të Erion Veliajt kur del në fushatë!

Shpesh na ka qëlluar të shohim kryebashkiakun e Tiranës, të veshë bluza apo këmisha me një logo të çuditshme, në formë zemre. Në pamje të parë, këto veshje të kryebashkiakut duken mjaft sportive dhe me çmime modeste, imazh ky që Veliaj kërkon të reflektojë dhe për të cilën ka investuar me një propagandë mjaft të egër, duke u shfaqur thuajse në të gjithë televizionet kombëtare, në kronika të parapërgatitura. E gjitha kjo e ka një shpjegim.

Advertisements

Në një vend me popullsi shumë të varfër, shpesh veshjet luksoze të zyrtarëve, tërheqin më shumë vëmendje, se abuzimi me fondet publike, ndaj edhe Veliaj kujdeset maksimalisht të “mos e shkelë” në këtë drejtim

Por, këto bluzat në duke të “thjeshta” të kryebashkiakut, mbartin në fakt, çmime mjaft të kripura. Ato janë prodhim i firmës “Comme des Garçons”, që do të thotë “Si djemtë”. Kjo firmë japoneze është themeluar në vitin 1969 nga Rei Kawakubo. Ajo e ka qendrën në Japoni dhe në Paris. Veshjet e Veliajt janë në fakt pjesë e linjës “Comme des Garçons Play”, shkruan Faktor.al.

Advertisements

Me një kërkim të thjeshtë në dyqanet online ku shiten këto veshje, duket se një bluzë me mëngë të shkurtra pambuku e kësaj firme, nga ato që Veliaj përdor shpesh (shih fotot më poshtë) kushton plot 120 euro, ose 14 500 lek, ndërsa një këmishë e ngjashme me atë që përdor kryebashkiaku, kushton rreth 160 euro, ose 19 400 lek. Një xhaketë sportive, e ngjashme me xhaketën e Veliajt në aksionin e mbjelljes së “qindra mijëra” pemëve, kap vlerën 219 euro, ose 26 600 lek.

Ndërsa, një pulovër e kësaj firme, të cilën Veliaj e përdor gjatë dimrit, kushton rreth 275 euro ose 33 400 lek, thuajse e barabartë me pagën mujore të një sekretari në Bashkinë e Tiranës. (Paga e sekretarit/sekretares është 34 000 lek).

Ky simbol ikonik i zemrës së kuqe apo të zezë, ka një shpjegim të thjeshtë. Ai është krijim i artistit polak, Filip Pagowski, për të shënjuar marrëdhënien e tij të veçantë, me krijuesin e kësaj firme veshjes, japonezin Rei Kawakubo.

Nuk dihet përse kryebashkiaku Veliaj është i fiksuar me këtë firmë dhe nëse këto zemra të vogla të kuqe dhe të zeza, i dedikohen ndonjë njeriu të veçantë, por një gjë është e sigurt, ky fiksim i Veliajt vjen me çmime mjaft të kripura, sidomos për një zyrtar shqiptar me të ardhura të ulëta dhe fitime nga paga si kryebashkiak, në vlerën e 1 555 204 lek në vit, shkruan Faktor.al

Megjithatë dashuria e Veliajt për veshjet e shtrenjta, sidomos ato japoneze, nuk ka kufi. Pak kohë më parë ai u fotografua në aeroportin e Romës duke mbajtur një çantë të stilistit të njohur japonez, Yohji Yamamoto (i njëjti stilist që prodhon çitjanet luksoze të Edi Ramës), me një vlerë 300 – 700 euro.

Kryebashkiakut tonë, që na shfaqet mjaft “sportiv” dhe “modest” në kronika televizive, me një shumëllojshmëri makinerish që punojnë pa pushim mbrapa tij, duket se i lezetojnë veshjet e shtrenjta, veçanërisht nga stilistët japonezë, me zemra të voçkla herë të qeshura dhe herë të zemëruara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSilva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv
Artikulli tjetërAks ident tra gjik në Durrës, makina i merr jetën 70-vjeçarit