Vendet europiane ranë dakord sot për të koordinuar kufizimet e tyre të lëvizjes së lirë në BE, nëpërmjet një kodi unik ngjyrash, kritereve të përbashkëta dhe informacioneve më të mira publike, ndërkohë që ritmi i COVID-19 vazhdon të përshpejtohet.
Advertisements
“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lejojë më shumë parashikueshmëri dhe transparencë për udhëtarët në BE, në kohën e COVID-19”, sipas një zëdhënësi gjerman, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE-së.
Sipas rekomandimit, një vend që planifikon të vendosë masa kufizuese ndaj udhëtarëve, që vijnë ose shkojnë në një zonë që konsiderohet me rrezik, duhet të informojë shtetin anëtar në fjalë, nëse është e mundur 48 orë para hyrjes së tyre në fuqi.
Advertisements
Mbi bazën e të dhënave të marra, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) do të publikojë një hartë javore të situatës së të gjitha vendeve të Bllokut në nivelin rajonal.
Katër ngjyra përcaktojnë nivelin e rrezikut të një zone: jeshile, portokalli, e kuqe dhe gri.
Rekomandimi parashikon që vendet anëtare nuk duhet të refuzojnë hyrjen në territorin e tyre të udhëtarëve që vijnë nga një vend tjetër i BE-së, por udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund të jenë subjekt i karantinës dhe/ose shqyrtimit gjatë mbërritjes.Por akoma nk ka nje date fikse te vendosur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!