Fitime me pandeminë, më të pasurit e botës shtuan pasurinë me 27%

Gjatë pandemisë botërore të koronavirusit, miliarderët më të mëdhenj raportuan fitime kolosale gjatë pandemisë botërore të koronavirusit. Më të suksesshmit ishin ekzekutivët e teknologjisë dhe industrisë.

Advertisements

Ndërkohë kriza shëndetësore ka rrënuar miliona familje të varfra në të gjithë vendet e botës.
vSipas një raporti të bankës zvicerjane UBS, të pasurit shtuan pasurinë e tyre me 27.5% nga marsi deri në korrik të këtij viti, në $10.2 trilionë.

Shifra është më e lartë sesa përfitimet prej $8.9 trilionë të më të pasurve në fund të 2017 që asokohe erdhi nga rritja e çmimeve të aksioneve.
UBS tha gjithashtu se numri i miliarderëve ishte rritur në 2,189, nga 2,158 në 2017.

Advertisements

UBS tha se kjo erdhi prej “rritjes së kërkesës për mallrat e shërbimet e tyre nga koronavirusi”, ndërsa rregullat e distancimit social kishin shtuar përdorimin e kontakteve dixhitale.

Ky raport vjen në të njëjtën kohë kur Banka Botërore thotë se pandemia ka varfëruar miliona vetë në të gjithë botën.

Edhe miliarderët e farmaceutikës kishin përfituar pasi pandemia kishte sjellë në vëmendje kompanitë e prodhimit të pajisjeve mjekësore.

Raporti tregon se miliarderët e Britanisë zotëronin $205 miliardë, ata të Gjermanisë $595 miliardë dhe të Frances $443 miliardë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga rritja e pagave tek shpallja ‘dëshmor’ i mjekëve që humbin jetën nga COVID-19, Qeveria pranon kërkesat
Artikulli tjetërDy vjeçari mby tet në liqen gjatë shëtitjes me stafin e çerdhes në Gjermani