“O me demokracinë o me djalin e Kristaqit”, Spiropali i përgjigjet Metës: Nxit dh unë

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu përgjigj shkurtimisht edhe deklaratës së një nate më parë të Presidentit Ilir Meta.

Advertisements

Ajo tha se Partia Socialiste i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 5 qershorit, por shtoi se në Kodin e ri Zgjedhor ishin përfshirë edhe rekomandimet.

Spiropali: Progres-raporti nuk i referohet as sistemit zgjedhor, as ndryshimeve kushtetuese sepse janë jashtë objektit të përcaktimit dhe vlerësimit të Komisionit Evropian. Të gjitha thirrjet dhe çjerrjet për gr usht shteti dhe për mbrojtje të rendit kushtetues deri me pu shkë siç tha dje Presidenti i Republikës, ato që lexojmë nëpër portale që nxisin dh unë, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Advertisements

Marrëveshjes së 5 qershorit i kemi qëndruar pikë për pikë me atë që kishim rënë dakord me partnerët tanë, por duke respektuar edhe rekomandimet e ODIHR. Raporti flet për detyra të kryera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Krushqit s’na erdhën në dasmë”, Rama: Ne jemi gati të veshur
Artikulli tjetërNga rritja e pagave tek shpallja ‘dëshmor’ i mjekëve që humbin jetën nga COVID-19, Qeveria pranon kërkesat