Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan çeli sesionin parlamentar me një fjalim të gjatë, në të cilin i referohej Jeruzalemit si “qyteti ynë”.
Advertisements
Ky përkufizim ky u raportua me shpejtësi nga mediat izraelite.
Presidenti Turk iu referua sundimit të Perandorisë Osmane mbi Jeruzalemin, i cili zgjati katër shekuj, nga 1517 deri në 1917, për të justifikuar pretendimin e tij.
Advertisements
“Në këtë qytet, të cilin na u desh ta lëmë mes lotësh gjatë Lu ftës së Parë Botërore, ende mund të gjesh gjurmë të rezistencës Osmane.
“Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë, një qytet nga ne ”, tha kreu i shtetit turk.
Ai përmendi se muret e Jeruzalemit që ende qëndrojnë në këmbë sot, si dhe Kupola e Shkëmbit në Qytetin e Vjetër, u rindërtuan dhe restauruan nga Sulejmani i Madhërishëm, i cili sundoi në Perandorinë Osmane nga 1520 deri në vdekjen e tij në 1566.
”Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne,” tha Erdoğan.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!