Disa puntorë që po pastronin sistemin e kullimit në Mexico City, janë tro nditur kur kanë zbuluar një mi gjigand. Sipas Bordit Report, ekipet po punonte për të hequr 22 ton mbeturina nga kanalet e ujërave të zeza të qytetit kur u ndeshën me miun gjigand i cili ngjante sikur ishte i vërtetë, por në të vërtetë ai ishte një lodër e madhe.
Advertisements
Në videon e publikuar shihen puntorët të cilët po e pastronin nga pisllëku. Njerëzit kanë shprehur habi se si ka mundësi që një mi aq gjigand mund të përfundojë në kanalet e ujërave të zeza.
Pas pamjeve të publikuara, ka reaguar një grua e quajtur Evelin Lopez e cila pretendon se e ka krijuar ajo atë mi shumë vite më parë për Halloween. Ajo tha se miu u zhduk pasi shirat e mëdha e morën atë me vete. /tvklan.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!