Kim tha se asjo së bashku me fëmijët u izoluan në shtëpi, ndëërkohë që Kanye ishte vetëm dhe nuk kishte njeri që ti ndihmonte që të përballonte situatën me Covid-19.
SHBA- Kim Kardashian, në një intervistë për Grazia, ndër të tjera ka folur eshe për infektimin e Kanye West me Covid-19. Ajo është shprehur se bashkësorti i saj u prek nga sëmundja vdekjeprurëse në një kohë që askush nuk dinte se çfarë po ndodhte. Ajo thotë se të shikonte partnerin në një situatë të tillë ishte një “eksperiencë të frikshme”.
Advertisements
“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur.” – tha ajo.
Kim tha se asjo së bashku me fëmijët u izoluan në shtëpi, ndëërkohë që Kanye ishte vetëm dhe nuk kishte njeri që ti ndihmonte që të përballonte situatën me Covid-19.
Advertisements
“Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”- tha ajo.
Kanye është shëruar nga virusi dhe ai së bashku me Kim tashmë po përpiqen që të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!