Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shpreh shqetësimin për gjendjen teknike të kapaciteteve reanimatore e spitalore për Covid.
Advertisements
Sipas ish-deputetit demokrat, ato pak poste që janë në dispozicion në dy spitalet Covid, janë jo vetëm jashtë satndardeve europiane por edhe të mbingarkuara, çka përkeqëson perspektivën e të sëmurëve me Covid në reanimacion, aty ku ndahet jeta nga vdekja.
Përmes një postimi në facebook, Shehu apelon qeverinë që të vendosë në dispozicion të mjekimit të të sëmurëve me Covid ambjentet më të mira të reanimacionitnë QSUT dhe në disa rrethe.
Advertisements
Shehu gjithashtu kërkon blerjen dhe instalimin e 100-150 posteve të gatshme reanimatore të standarteve europiane.
Postimi i plotë në facebook
Qeveria, pergjegjese per ezaurimin e gjendjen teknike te kapaciteteve reanimatore e spitalore ndaj Covid.
Dhe ato shume pak poste te tilla ne dispozicion ne dy qendrat Covid jane jo vetem ne strukture larg standarteve europiane, por dhe te mbingarkuara, gje qe perkeqeson perspektiven e atyre te semureve-ne reanimacion ndahet jeta nga vd ekja.
Duke qene koshient i kesaj kam theksuar prej muajsh domosdoshmerine e:
–Venies ne dispozicion te mjekimit te ketyre te semureve tejet te rende e komleks, te ambjenteve me te mira te reanimacionit te vendit, ne QSUT dhe ne disa rethe.
–Importimin e instalimin ne pak jave ne vend te reth 100-150 posteve te gateshme reanimatore te standarteve europiane, qofte per gjendjen aktuale, qofte per cfare mund te ndodhe. Italia, te ciles mund t’i drejtohemi per mbeshtetje, rriti kapacitetet e saj reanimatore ne 11000 poste moderne, (180 per 1 milion banore), ndersa ne te dy spitalet tona Covid ka reth 15 te tilla, pa folur per standartet.
Atyre qe jane mesuar te ngyrosin vetem fasadat desheroj tju them se nje post reanimacioni nuk mund te krijohet duke lyer disa mure apo zgjatur disa tuba. Ai eshte shume kompleks, me shume parametra e me shume lloj pajisje qofte monitorimi, diagnostikimi, laboratorike, mjekuese nga respiratoret e deri te asistenca hemodinamike duke perfshire dhe ECMO, qe vazhdojme te mos kemi te tille ne vend.
Ne kushtet aktuale te numrit e gjendjes strukturale te sherbimit te reanimacionit, pavaresisht devocionit e aftesive te personelit, humbjet e shumta njerrezore jane te pa shmangeshme.
–Mobilizimin e shtreterve klinike te tjere per kete qellim ne disa spitale jashte Kryeqytetit per te decentralizuar mjekimin e zbutur presionin mbi reanimacionet.
–Pa dyshim te gjitha keto kerkojne dhe forcimin e mjekut te familjes, mjekimin ambulator shume perfshires e rimbursimin e tij, ndryshe gjendja e pacienteve qe arrijne te hospitalizohen do te jete gjithmone dhe me e rende, pra dhe prognoza….
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!