Nisma Thurje largon Rudina Hajdarin, bashkëpunimi merr fund pas grushtit në foltoren e Kuvendit

“Nisma Thurje” dëbon deputeten Rudina Hajdari. Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNews, la të kuptohej që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, “Nisma Thurje” nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.

Advertisements

Pas një falënderimi për gjithë këmbënguljen që Hajdari bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Kështu, ai e tha në mënyrë indirekte se bashkepunimi mes tyre tashmë ka marrë fund.

Ky vendim vjen një ditë pas sjelljes dhe fjalimit të Rudina Hadajrit në Kuvend, e cila kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët dhe qeverinë për pazare, dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës.

Advertisements

Ndërkohë, deputetja kishte nisur edhe fushatën për zgjedhjet e ardhme të 25 prillit të vitit 2021. Javët e fundit ajo është shfaqur në takime me qytetarët, të cilëve iu ofroi edhe një alternativë të re. Por, mesa duket edhe këtë herë gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të Hajdarit. Nuk dihet ende se ku do të pozicionet deputetja për zgjedhjet e ardhshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStresi rrëfen pengun e “JETES”: E kam pikë në zemër të takoj njëherë Erion Veliajn
Artikulli tjetërShkencëtarët japin lajmin e madh: Kjo sëmundje mund t’iu bëjë imun ndaj COVID-19!