U infektua me Covid-19, Stresi tregon te verteten

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka folur së fundmi në lidhje me lajmin që qarkulloi në të gjitha portalet, ku shkruhej se reperi ishte i infektuar me Covid-19. I ftuar në NIN, Stresi tha se ishte një lajm fals, dhe se videon që publikoi, me anë të së cilës dha lajmin për prekjen e tij nga koronavirusi, e ka bërë pas një loje me shokët e tij.

Advertisements

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals,”– u shpreh Stresi.

Më pas, këngëtari foli për reperi Ledri Vula. Ai shtoi se me Ledrin ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mirë dhe se askush prej tyre nuk e ka kuptuar përse u shkëputën njëfarë kohe.

Advertisements

“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë të këqija. Hienat e kanë bërë lojën të tillë. Unë me Ledrin që nga fillimi e deri më sot kemi pasur marrëdhënie të mirë pavarësisht keqkuptimeve, fjalëve. Nuk është se s’kemi fol, kemi folur non stop, as ne vetë nuk e kemi kuptuar si ndodhi ajo mënyra e shkëputjes. Nuk ka lidhje me Babastras, sepse unë që nga fillimi e kam mbështetur Ledrin, sepse kam thënë që në fillim se ai është më burri në Babastars”, tha Stresi.

I pyetur për Getoar Selimin, reperi tha gjithashtu të njëjtat fjalë, marrëdhënie të mira.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu dhe shtrëngata(HARTA)
Artikulli tjetërE rëndë në Pogradec, makinat bëhen copash, shoferi i de hur ikën nga vendngjarja