Një ngjarje tra gjike ka tron ditur ditën e djeshme fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Tre persona janë shpallur të zhdukur dhe mendohet se dy prej tyre mund të jenë vr arë. Këto dyshime janë qoftë nga ana e të afërmve, të cilët kanë bërë një kallëzim se këta shtetas nuk janë kthyer në shtëpi por edhe policisë së Shkodrës. Babai i Klement Pepaj ka lëshuar akuza të rënda për djalin e xhaxhait të tij.
Advertisements
Ai ka hedhur dyshime se i afërmi i tij ka patur dijeni për ngjarjen dhe e ka gënjyer pasi në bisedë me të, Pepaj ka qarë në telefon dhe ka thënë Danielin (djalin e tij) nuk e ka parë prej dy javësh ndërkohë që ka patur persona që e kanë parë kohët e fundit në zonë.
Ndue Pepaj rrëfeu
Advertisements
Kam patur kontakte vetëm me djalin e dajës mbrëmë dhe me djalin e xhaxhait, ai po qante dhe unë dyshova në dy gjëra: Më tha që nuk e kishte parë djalin e tij Danielin që prej dy javësh ndërsa të tjerët kanë thënë që e kanë parë djalin e tij. Unë e akuzoj se ai ka mashtruar, ai e ka ditur se djalin e ka në Shqipëri.
Pyetje: Ju dyshoni tek Danieli?
Ndue Pepaj: Dyshimet më të mëdha tek ai i kam, i kërkoj falje nëse ka version tjetër por dyshimet më të mëdha tek ai i kam”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!