Rama sul mon Metën nga foltorja e Parlamentit: Sot bëri atë që s’e ka bërë as Saliu

Kryeministri Edi Rama rindez “lu ftën” me presidentin Ilir Meta, duke e sulmuar nga foltorja e parlamentit.

Advertisements

Teksa kritikoi deputeten Rudina Hajdari për tonin e lartë gjatë fjalës së saj në seancën e sotme, Rama tha se ‘nuk i vë faj”, pasi vetë Presidenti i Republikës e jep një shembull të tillë.

Rama tha se Meta, sot teksa fliste krah homologut të Bosnje dhe Hercegovinës, përdori fjalor depresiv dhe shantazhues, çka se ka bërë as Sali Berisha.

Advertisements

“Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar. Jam mësuar me origjinalin. Kopjet nuk më bëjnë përshtypje. Dëgjova një grua këtu që fliste me një zë që një nënë nuk mund ta ketë. Që një grua, një përfaqësuese nuk mund ta ketë. Por çfarë faji mund t’i vë unë kësaj zonje. Kur shembullin më të keq e jep presidenti i Republikës. Nuk ka kapacitetin moral apo mendor që të vetëpërmbahet kur është në krah me një të huaj. Nuk e ka bërë as Saliu, që të flasë me një fjalor shantazhues dhe depresiv. Kështu që nuk i vë faj zonjës këtu”, u shpreh Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHalit Valteri “sherr” me Damian Gjiknurin jashtë sallës së Kuvendit, bodigardët hyjnë të ndajnë(VIDEO)
Artikulli tjetërTro ndit babai i të zhdukurit në Malësine e Madhe: Dyshoj tek djali i xhaxhait!