Miqësorja ndaj Shqipërisë, Armenia refuzon vendimin e UEFA-s për…

Pas provave të suksesshme të UEFA-s në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator, ku maksimumi i spektatorëve të lejuar ishte 30 % i kapacitetit të stadiumit, po mendohet që çdo ndeshje të jetë me të njëjtin kapacitet tifozësh nëpër stadium.

Advertisements

Por për Armeninë jo! Problemi këtu nuk qëndron tek përhapja e pandemisë, por trazirat luftarake që ai vend po kalon momentalisht. Më 7 tetor në Armeni do të udhëtoje Kombëtarja e Shqipërisë, teksa kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve.

Miqësorja u vu në dyshim fillimisht për shkak të trazirave ndërsa Federata armene ka zyrtarizuar faktin se do të luhet me dyer të mbyllura. Kuqezinjtë do ta përdorin këtë miqësore për të tentuar të shkëputen nga rezultatet negative përpara dy ndeshjeve kualifikuese në National Ligë kundër Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor. Të dyja këto ndeshje do të luhen në transfertë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPreç Zogaj transferohet në Lezhë pa dijeni: Është bërë lëmsh i madh! Kam 30 vjet që votoj në Tiranë
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë / Djali h.a babain e vd.ekur për 7 ditë me radhë në Serbi