“Ka shumë që hedhin topa balte”- Elvis Naçi kundërshton Ramën në Thumanë: Shqiptarët janë të mrekullueshëm!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Elvis Naçi dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë qenë në Thumanë, ku kanë parë nga afër rindërtimet e shtëpive të reja.

Advertisements

Rama u shpreh ndër të tjera se “ka shumë persona që hedhin topa balte” mbi të e donatorët. Ai shtoi se qeveria që kryeson dhe donatorët kanë dhënë kontribut maksimal për rindërtimet dhe se nuk kanë prekur asnjë lekë.

“Thumana është zona që është goditur më shumë nga çdo vend tjetër në Shqipëri. Një projekt do kohën e vet, do konceptimin, bëhet gjithë studimi, bëhet kontrata, bëhet infrastruktura e pastaj bëhen edhe shtëpitë. Paratë janë të gjitha aty. Hedhin topa balte ndaj nesh, por në fakt lekët janë aty.

Advertisements

Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fonadcionet kanë qenë bashkëpunues me ne”, tha Rama.

Ndërsa Elvis Naçi tha se kryeministri nuk ka përse të mërzitet me qytetarët, pasi shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak9 muaj në çadër, dimri po vjen si th ika, jetojnë me ushqime që na sjellin besimtarët
Artikulli tjetërPreç Zogaj transferohet në Lezhë pa dijeni: Është bërë lëmsh i madh! Kam 30 vjet që votoj në Tiranë