Ish-deputeti i PS rrëfen betejën me Covid: U përballa me vd ekjen, humba 20 kg dhe mjekët s’më dhanë shpresë

Më tej, Toçi shtoi se trajtimi i virusit në kushte shtëpie, kur skaneri të nxjerrë se je prekur sadopak, është një gabim fatal. Sipas tij, brenda 10 ditësh që ai qëndroi në shtëpi, mushkëritë iu prekën nga 30% në 70%, prej ku pati dhe humbje të vetëdijes.

Advertisements

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, rrëfeu përballjen e tmerrshme me koronavirusin, nga e cila kishte humbur plot 20 kilogramë. Në një lidhje me “Skype” në News24, ish-deputeti Toçi tha se është prekur shumë rëndë nga virusi Covid-19 dhe ka kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, ku 45 ditë ka qenë i shtruar te “Shefqet Ndroqi”.

“Kam kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, 45 ditë te ‘Shefqet Ndroqi’. Pas kësaj, nuk është se jam akoma në gjendje fare normale, që të bëj aktivitete të zakonshme. Covid ka dhe një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër, kur pacienti kërkon të rehabilitohet pas një kohe të gjatë në kushte spitalore. Edhe unë po kaloj këtë periudhë. Gjatë kohës që ishte në spital kam humbur 20 kg. Sot lëviz normalisht të dal me familjarë e miq, bëj jetë normale, por jo që të ushtroj aktivitete. Uën jam prekur në kushte shumë të rënda. Nuk mund ta vë gishtin ku e kam marrë këtë sëmundje. U preka nga ky virus në momentin kur nuk do ta besoja kurrë,”- tha ish-deputeti.

Advertisements

Më tej, Toçi shtoi se trajtimi i virusit në kushte shtëpie, kur skaneri të nxjerrë se je prekur sadopak, është një gabim fatal. Sipas tij, brenda 10 ditësh që ai qëndroi në shtëpi, mushkëritë iu prekën nga 30% në 70%, prej ku pati dhe humbje të vetëdijes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak130 kg tr itol, shembet pallati 14 katësh në Durrës, pla goset efektivi i forcave të armatosura
Artikulli tjetër9 muaj në çadër, dimri po vjen si th ika, jetojnë me ushqime që na sjellin besimtarët