Elita Rudi flet për momentet më domethënëse të jetës së saj dhe zbulon dhuratën “e çuditshme” që Gjiko i bëri në takimin e parë, do habiteni

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizzit dhe vetëm pak kohë më parë, ata zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Advertisements

Ditën e djeshme, Elita ka folur rreth momenteve më interesante nga jeta e saj gjatë një interviste tek “5 datat”.

Ajo tregoi se në fillim nuk donte të takohej me Gjikon, sepse nuk mendonte se do t’i jepte atë energji që priste, por takimi i parë zgjati 8 orë. Por edhe dhurata e parë nga reperi ka qenë e çuditshme, por domethënëse.

Advertisements

“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja ‘Jo nuk dua ta takoj’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha.

Në takimin e parë mbetëm 8 orë bashkë. Edhe dhurata e parë e Gjikos ka qenë një bojë flokësh e donte t’i bëja të zeza e tani nuk më le t’i bëj më bjonde”.

Bukuroshja zbuloi se shtatzënia e dytë nuk ishte e planifikuar dhe këtë e zbuloi në momentin që sapo kishte nisur emisionin e saj, por për të familja është e para.

“Pas pandemisë u ktheva në punë, por në momentin që u ktheva zbulova që jam shtatzënë. Por te unë fiton familja, nuk e kam primare punën. Ka shumë gjëra me të cilat mund të merrem. Ndoshta Zoti ka dashur kështu”,- u shpreh ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Zoti të ma fali”/ I shoqi i mori je tën, publikohet postimi i 23-vjeçares shqiptare për të bijën
Artikulli tjetër“ Me temperaturë prej tre ditësh”, Almeda Abazi në panik, kryen testin e Covid-19 së bashku me djalin e saj, ja rezultati