Plot surpriza/ Kallaku, Doka dhe Molla vijnë për herë të parë, Reja fton dhe dy lojtarë të Lokomotivës së Zagrebit. Ja kush ngelet jashte

29 futbollistë ka thirrur trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor. Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).

Advertisements

Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.
roshi-5-800×450

Ndërkohë, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit, Roshi, teksa ai dhe shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës.

Advertisements

Grumbullimin me Shqipërinë e ka humbur dhe Ardian Ismajli me Armando Sadikun. Futbollisti i ri i Specias ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk është riaftësuar, kurse sulmuesi i Erzurumit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në muajin shtator.

Në muajin tetor, kombëtarja jonë zhvillon 3 ndeshje; 1 miqësore me Armeninën (7 tetor) dhe dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve (me Kazakistanin në 11 tetor) dhe Lituaninë (14 tetor).

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë”, zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës
Artikulli tjetër“Do të dërgohen edhe në Shqipëri”, epidemiologu Alimehmeti tregon hapin e madh që po arrihet