Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Edi Rama, se ‘kreu i shtetit ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin’.
Advertisements
Në një postim në rrjetet sociale, me ironi, Blushi thotë duke iu referuar kryeministrit se “Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.”.
“Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kri minalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, thekson zëdhënësi i Presidentit.
Advertisements
REAGIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT
“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërc ënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.
Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kr iminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me ban da dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kri minalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!