Verë akoma! Temperaturat do të shkojnë deri në 29 gradë, ja surprizat e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 29 gradë.

Advertisements

PARASHIKIMI:

Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore ndërsa ultësira perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë sht ëna me ar më në Elbasan/ Të rinj konfliktohen brenda një lokali(DETAJE)
Artikulli tjetër‘VOA’: Çfarë ndodh në zgjedhjet presidenciale nëse një nga kandidatët vd es, ja si veprohet