Plane për fundjavë? Mesoni parashikimin e motit për sot dhe nesër

Për ditën e shtunë moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veriperëndim. Por pas orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.

Advertisements

Dita e diel do të nis me mot të vranët, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimit kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Zona e veriperëndimit do të ketë mot me vranësira të dendura përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës (shiko foton bashkëlidhur). Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpëjtësi që arrinë vlera deri në 15-20m/s.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet i vetëva rur një 54-vjeçar(Detaje)
Artikulli tjetërQytetari shpë rthen ndaj politikanëve: Po vde ksha po votova në 25 prill, para 8 vitesh …