Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë nga Konya, u shpreh se “më në fund ata dëgjuan thirrjet tona për dialog”.
Advertisements
Me këtë deklaratë Erdogan i referohej Greqisë, pas tensioneve të krijuara në Mesdheun Lindor, së cilës NATO i dha zgjidhje me krijimin e një mekanizmi ushtarak.
Mediat greke shkruajnë se gjithashtu Presidenti turk tha: “Ata donin të luanin një lojë të ngjashme në Mesdhe. Pas caktimit të zonave detare në TRNC, falë marrëveshjes që bëmë me Libinë, ne e kthyem një pjesë të madhe të Mesdheut lindor në një fushë ligjore të veprimtarisë.”
Advertisements
Erdogan deklaroi se “fusha e gazit që zbuluam në Detin e Zi ndihmoi në shpërblimin e përpjekjeve tona, por edhe në ngritjen e moralit të kombit tonë.
Në tensionin e Mesdheut Lindor, ata që nuk mund të bënin një hap prapa u kënaqën me kër cënime të zbrazëta, shantazhe dhe shfaqje qesharake të push tetit, por përfundimisht iu bindën thirrjeve tona për dialog.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!