Një detaj nga takimi mes Teas dhe Andit nuk kaloi pa u vënë re nga opinionisti Arjan Konomi.
Advertisements
Një ndjenjë të parë apo një pëlqim, Tea e përkufizon me termin “klik”. Për këtë Andi e pyeti Tean, e cila tha se i duhet dhe një takim për t’u përgjigjur. Ndërsa po të njëjtës pyetje, por këtë herë të bërë nga Tea, Andi ju përgjigj me po. Por sipas Konomit kjo po-ja e Andit ishte “e vakët”. Ai i tha se me këtë “mbaroi Oskari dhe Andi doli nga roli”.
Arjan Konomi: Ishte momenti kur tha Tea kishe një klik, the një “po” nëpër dhëmbë dhe kalove në pirjen e gotës. Në atë moment mendova, Andi mbaroi filmi dhe dole nga aktori i Oskarit.
Advertisements
Andi: Unë nuk mund t’i them të gjitha gjërat menjëherë, por sepse çfarë do të them herën tjetër. Doli në atë lloj mënyre. Për shkak se isha unë që thashë klik dhe Tea nuk ma tha atë.
Arjan Konomi: Por po-ja jote ishte e shtirur dhe nuk më bindi. Nuk e kishe mendjen te Tea.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!