‘Me Ilirin makinist…’/ Presidenti Meta i kthehet keq Ramës: Fajin e ka opozita, ajo ja …

Presideti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas batutës së kryeministrit Edi Rama në rrjetet e tij socialiale, ku e kondideronte kreun e shtetit një “makinist”. Meta në reagimin e tij ia ka vënë gjithë fajin opozitës së bashkuar, duke u shprehur se ata ia lanë kreut të qeverisë rrugën e lirë për të kapur të gjitha pushtetet.

Advertisements

Megjithatë Meta u shpreh i sigurtë që me 25 prill, shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë, dhe nuk do të shpëtojë dot.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve,”-tha Meta.

Advertisements

Ndërkohë që përpl asja nisi mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, por kryesocialisti nuk i kurseu batuatat për të gjithë faktorët politikë në vend. Të martën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. 1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përpl asje në distancë mes tyre, ku edhe dje në Vorë edhe sot në Durrës, Basha kërkon nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i riu aksidenton punonjësin e policisë
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Murrizi lë para kohë mbledhjen e KP: Po shihnin njëri-tjetrin në sy. Zihen për firmat në …