Presidenti i Tiranës, Refik Halili, “lan” në miliona skuadrën e tij. “Panorama Sport” zbulon se në mbledhjen e pasdites, të zhvilluar në hotelin ku është grumbulluar skuadra bardheblu, numri një i klubit i premtoi ekipit se do të shpërndajë nga 20 mijë euro për kokë në rast kualifikimi.
Advertisements
Dhe jo vetëm. Pak orë para ndeshjes, kjo shifër mund të rritet, sepse Torasa dhe Vangjeli do të saktësojnë premion e madhe, por që nuk do të zbulohet deri pas ndeshjes. Halili ka qenë i hapur me të gjithë dhe në një nga fjalimet më të arrira motivuese ka treguar se është një lider dhe fitues si fillim jashtë fushe.“Ju dua që të fitoni nesër për historinë e Tiranës. Për lavdinë e fanellës, për të vazhduar 100- vjetorin e dytë të lavdishëm me këtë arritje të madhe. Është ndeshje historike, sepse klubi ynë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Dëshira është e madhe”, mësohet të ketë thënë fillimisht Halili në mbledhjen me ekipin.
Presidenti preku nga afër optimizmin në skuadër dhe paçka se deshi të mbante djemtë me këmbë në tokë, kërkoi nga ata të shkëlqejnë në fushë, por duke i shpërblyer.“E shoh në sytë tuaj. Prej kohësh po mendoj për klubin tonë. Kemi bërë gjëra të mëdha deri më sot me ju dhe ata lojtarë që janë larguar. Kam folur me shumë nga ju djem. Kam vendosur që të vë një bonus 20 mijë eurosh. Ama nuk e kam vendosur përfundimisht këtë shumë. Dua ta shtoj këtë bonus. Do të jetë Torasa e Vangjeli që nesër (sot) do të thonë shumën e saktë. Dua që t’ia dalim. Për të arritur e bërë gjëra të mëdha, duhet vrap, lu ftë sportive, sakrifica”, vazhdoi më tej ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!