“Koha nuk pret! Basha i përgjigjet Ramës: E vendosin qytetarët nëse do ta japin mandatin e tretë. 1 mijë euro çeku për…

Në vijim të turit të tij të takimeve të tij për prezantimin e planit të rimëkëmbjes nga pandemia, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në një biznes të vogël në Durrës.

Advertisements

Pronarët e biznesit u ankuan për rënie të konsumit.

“Njëherë tërmeti, tani korona, situatë shmë e vështirë. 50-60% më pak konsum”.

Advertisements

“Sivjet u pa puna e restoranteve, më tepër nga turizmi presim. Fuqia blerëse ka rënë në minimum. Me shpresë, ishalla po kalon”.

Basha nënvizoi se plan-propozimi me 5 pika i demokratëve është për 6 mujorin e ardhshëm dhe jo për fushatë.

Ndaj ai apeloi sërish qeverinë që të reflektojë dhe të vërë në zbatim planin dhe të mos rrinë në televizor duke treguar se çfarë kanë bërë deri më tani.

Sipas Bashës, mbështetja e biznesit të vogël me një çek prej 1000 eurosh është më së e përballueshme për Shqipërinë.

“Në vend që të marrin planin dhe ta zbatojnë rrinë në televizor dhe thonë kemi dhënë kaq.Tani duhet me i dal përpara.Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur dhe as çfarë do të bësh pas një viti, por për këtë 6 mujor.

Nafta mbetet më e shtrenjta në rajon, taksat. Kjo sjellje është e dëmshme për ekonominë dhe në kohë normale. Ekonomia është zinxhir, po u këput një hallkë bien të tjerat. Duhet nxitur konsumi. Bëhet fjalë për bukën e gojës, nuk po ofrojmë ndonjë luks.

Tërmeti dhe pandemia vetëm sa nxorën këto gropa zbuluar. Kam ardhur shpesh në Durrës dhe kam parë lista pa fund në dyqane, tani nuk japin më. Ti jepet biznesit një çek prej 1000 euro. Aq e përballon Shqipëria.

Shpresoj ta dëgjojnë edhe ata që duhet ta dëgjojnë.Në tetor-nënëtor rënia ekonomike do të thellohet. Janë gjëra të tjera që do të zgjidhen pas 25 prillit por nuk kam ardhur për këto” tha Basha duke ironizuar edhe Ramën me faktin se për mandatin e tretë të tij në qeverisje vendosin qytetarët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOpozita letër PS-së, i kërkon të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR: Po rrezikoni negociatat
Artikulli tjetërKush janë dy trafikantët shqiptarë që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania