Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar ministrin Blendi Klosi, i cili deklaroi dje se COVID-19 përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës”.
Advertisements
Jo vetëm kaq, por Dasho ka ironizuar edhe ministren Anila Denaj, e cila u shpreh se nuk është i rëndësishëm kontrolli i përhapjes së COVID-19 përmes testimit.
Eksperti i Shëndetit, teksa ua numëron një për një 2 ministrave dhe i jep shuplakën e fortë edhe ministres Manastirliu, shkruan se ‘ministra janë, gafa bëjnë’.
Advertisements
Postimi i plotë:
MINISTRA JANË, GAFA BËJNË
E hapi lojën Z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i ministrisë që drejton. Sikur të mos mjaftonte gafa e parë, shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, ju përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim.
Më vonë ministrja e financave ju rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe ministrja e financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e qeverisë deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID. Në ndryshim nga kolegu i turizmit, ministrja e financave deklaroi burimin e këshillës që ishte komiteti i ekspertëve.
Deklaratat e dy ministrave janë jo-profesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga qeveria ku ata bëjnë pjesë.
Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e shëndetësisë dhe shëndetit publik të sqarojnë publikun.
Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto!
Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet!
Për sa i takon ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!