‘Shalqi me provë që doli kungull’, Basha i përgjigjet menjehere Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti “shalqi me provë që sipas tij ka dalë kungull”.

Advertisements

Sipas Bashës, kjo është një gjuhë vulgare të cilën Rama e përdor për të mbuluar të vërtetën e krizës.

“Biznesi ndodhet nën presionin e krizës ekonomike. Këtë javë ne kemi shpalosur planin tonë për ekonominë në 5 drejtime kryesore. Një prej tyre është për biznesin që ka të bëjë me punësimin. Paratë që ata paguajnë si taksa shkojnë në çdo drejtim tjetër përveç kushteve të punës.

Advertisements

Një drejtim tjetër është rimarrja në punë e atyre që kanë humbur vendin e punës. Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral. Është plani për këto 6 muaj sepse duam nuk duam ne drejtim e ka akoma një njeri që bën sharlatanin në ekrane me shpresa se duke përdorur batuta do mbulojë të vërtetën. Sado të shajë me gjuhë vulgare të vërtetën nuk e mbulon dot. Sipërmarrja shqiptare po vuan”, tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Maxhoranca nuk ka vullnet për hapjen 100 % të listave’, opozita parlamentare bojkoton mbledhjen te ‘Ligjet’, flet Rudina Hajdari
Artikulli tjetërBernd Borchardt largohet përfundimisht nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson(Emri)