Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për Kodin Zgjedhor.
Advertisements
Ka qenë Rudina Hajdari, e cila ka deklaruar se tryeza u braktis për shkak se maxhoranca nuk ka vullnet për hapjen 100 % të listave.
Opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar, tha ajo.
Advertisements
“Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilën gezojmë sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave. Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorëzohemi”, -tha Hajdari.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!