Spiropali poston foto interneti për të treguar se si e ha mëngjesin dhe ironizon djalin e Berishës

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka postuar mëngjesin e sotmë në rrjetet sociale një foto ku tregon se po ha mëngjesin, por fotoja e përdorur ka qenë e marë nga interneti.

Advertisements

Ndjekësit e saj e kanë vënë re këtë dhe kanë filluar me komentet dhe ironitë, duke I thënë ministers që ti marrë fotot por pa shkrime sipër në mënyrë që të mos dallohen.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Spiropalit, që shkruan se foton e mori në internet për të mos e marrë në Gërdec.

Advertisements

Një “thumbim” për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, I cili ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro nga një bankë për të bërë biznes me përpunimin e boronicave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo punonte për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, humb jetën punëtori(Emri)
Artikulli tjetërMbyllja e lokaleve të natës/ Këngëtari shqiptar: Jemi me borxhe