Dita e tretë e grevës së urisë/ Naftëtarët e Ballshit: Me ne është i gjithë qyteti, ja çfarë kërkojmë

Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e tretë të grevës së tyre të urisë. Për mediat ata janë shprehur se askush nuk po i dëgjon kërkesat e tyre e se në krah kanë të gjithë qytetarët e Ballshit.

Advertisements

Gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e qëndrueshme, ashtu siç pohojnë dhe vetë ata. Aktualisht janë 10 persona që kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë pagat që kanë pa marrë për muaj me rradhë. Naftëtarët janë ngujuar në ambientet e brendshme të Uzinës e cila është me lagëshitrë dhe pa kushtet e nevojshme.

“Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona” – tha një prej naftëtarëve.

Advertisements

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rende! 66-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë. Dyshimet e para të policisë
Artikulli tjetërEmer serb apo shqiptar? E solli në jetë me modelen serbe, Gjimshiti zgjedh emrin e djalit(FOTOT)