“Dredhia e grekëve me ishujt që i gllabëron Shqipërisë det territorial”, eksperti i njohur nxjerr prapaskenat për çështjen e ‘nxehtë’

Kryenegociatori i ekspertëve në marrëveshjen me Italinë në vitin 1992 për shelfin kontinental Vladimir Beja ka sqaruar për emisionin Top Story tentativat e grekëve për të grabitur nga deti territorial shqiptar duke u dhënë plotfuqi ishujve në ndarjen e kufijve.

Advertisements

Vladimir Beja-“Në front shohim ishujt Erikuza dhe Thanos, në vijim të vijës bazë nga veriu deri ktu jemi ndalur te pika Gramës që po ta bashkosh me kepin e Palermos krijon vijën bazë në Jug, që nuk mund të shfrytëzojë detin territorial 12 milje pasi distanca ktu ku jemi është 12.3 milje me ishullin Erikusa”.

Në këtë pikë, Konventa e Detit njeh parimin e Ekitesë, apo të ndershmërisë. Por kjo, nuk pranohet nga pala greke që kërkon ti japë ishujve status të njëjtë me kontinentin. Këtu fshihen interesat më të mëdha të grekëve.

Advertisements

Vladimir Beja –“Unë u përpoqa që në marrëveshje me Italinë ne sqaruam që Sazani ishte zgjatim llogjik i Karaburinit, kontinetit. Nuk bëhet fjalë për ishull të shkëputur, shikojmë, sa larg është Erikuza me qendrën, Korfuzin që edhe ai vetë ka status ishulli…Në gjykimin tim këto dy ishuj marrin vetëm statusin e ishullit fanar pasi janë pothuajse të pabanuara.

Ksenofon Krisafi-“Mund të ndikojnë sa i përket caktimit të kufijve, por një delegacion specialistësh, jo politikanësh mund të jetë në gjendje të furnizojnë me argumente, t’ja bëjë të qarta palës tjetër që kto ishuj nuk mund të kenë 100 % efekt sa i takon ndarjes së detit. Precedentët e ngjashëm nuk mungojnë. Në delimitimin e territoreve detare mes Australisë dhe Guinesë, disa ishujve australianë iu dha vetëm 3 milje det territorial. Në delimitmin e territoreve mes Britanisë dhe Irlandës, ishullit Rockall (Rokell) iu dha zero efekt! Është e qartë se precedenët e bazuar në Konventë janë në favorin e Shqipërisë.

Vladimir Beja-“Përvoja e Gjykatës Ndërkombëtare ka përcaktuar që ishujt, e ndryshëm kanë marrë nga 0-3 mije det territortial dhe asnjë centimetër ZEE apo shelf continental”.

Një tjetër problem qëndron te Gjiri i Sarandës. Me ligjin e sotëm, ai nuk është një gji i mbyllur me vijë bazë, pra hapësira që krijohet nga bashkimi i kepeve më të dalë nuk konsiderohet det i brendshëm. Nëse do ishte treguar më e kujdesshme, pala shqiptare mund ta shpallte gji historik, që gëzon status të veçantë. Në marrëveshjen e vitit 2009, pala greke deklaroi mbylljen e Gjirit të Korfuzit edhe pse nuk e kishte me ligj. Vetëm nga lënia hapur e Gjirit të Sarandës, Shqipëria humbiste mbi 30 kilometër katror det.

Ksenofon Krisafi- “Delegacioni i ka të gjitha mundësitë, referuar edhe precedentëve dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare të argumentojë se ai gji duhet konsideruar i mbyllur, edhe pse nuk është gji historik, edhe pse nuk mund të shpallet tani gji historik.

Vladimir Beja-“Zhurma që bëhet për të ndarë detin territorial mes Korfuzit, kontitentit dhe Shqipërisë është për të tërhequr vëmendjen nga qëndrimi strategjik për detin territorial nga ishujt Erikuza dhe Othonoi dhe raportin që duhet të ketë Shqipëria me këto dy ishuj./ TCH

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAgon Amiga flet për marrëdhënien me Getoarin: I kemi mbyll muhabetet në mënyrë banale
Artikulli tjetërVihet ne pr anga i riu i akuzuar për disa ngjarje kri minale, u përfshi edhe në një she rr me djemtë e deputetit socialist