Basha “mund” Ramën, kryeministri humb popullaritetin, ‘Ekonomia’ s’është pika e tij e fortë… si e braktisën ndjekësit edhe në kulmin e ironisë gjate konferencës(FOTOT)

Ekonomia ishte kryefjala e konferencave të ndara të dy liderëve politikë në Shqipëri. Por rezultati ishte edhe më surprizë, më së paku virtualisht, në botën e internetit, aty ku gjithçka matet me përshtypje, pëlqime dhe ndjekës. Dosja.al ka vëzhguar sot përgjatë gjithë ditës, komunikimin publik të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pari që doli për mediat ishte Basha nga selia blu. Në një vëzhgim fillestar që ne bëmë në faqen e kryedemokratit, pamë sesi ka një rritje të interesit të ndjekësve të tij me përmbajtjen në profilin e Bashës.

Advertisements

Postimi i Bashës dhe interaktiviteti:

Dy orë pas tij doli kryeministri Edi Rama. Por edhe në video-komunikimin “Live” për Ekonominë, e njëjta temë si Basha, kryeministri vërehet se ka një rënie të thellë të popullaritetit të tij. Edhe pse zgjodhi disa batuta, ku etiketoi Bashën si “Shalqi me provë që nuk hahet”, Rama sërish nuk ia doli që të ngrihej në numra më shumë se 600 ndjekës në kohë reale.

Advertisements

Interaktiviteti i Ramës:

Disa javë më parë, peshorja anonte komplet ndryshe. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha që kishte një problem real në komunikimin e tij në rrjetet sociale, ku videot e kryedemokratit ndiqeshin shumë pak, ndërsa kryeministri nuk rrëzohej nga shifrat tejet të larta të ndjekësve.

Kryeministri, i njohur për aftësinë e tij për të bërë pas vete turmat, dhe një nga politikanët e parë që përdori si mjet të fortë komunikimi me qytetarët, rrjetet sociale, shihet se arrin një numër të papërfillshëm të pëlqimeve dhe shpërndarjeve në postimet e tij në Facebook.

Fushata është nxehur tashmë dhe pritet sesi do të vijojë. Kryeministri Edi Rama e ka pranuar dhe më herët se ekonomia nuk është pika e tij më e fortë, por nuk e kishim menduar se do të ishte “thembra” e tij e Akilit.

Shënim: Fotot e marra në profilet e dy liderëve politikë janë të marra në kohë të ndryshme. Redaksia nuk mban përgjegjësi për manipulime të mundshme partiake të personave që mund të bëjnë shpërndarje apo pëlqime fiktive për Ramën apo për Bashën. Dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i mire! Bie numri i pacientëve në dy spitalet COVID, ja sa janë të shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’
Artikulli tjetërStudimi/ Vitamina D ul rrezikshmërinë e koronavirusit, flet ekspertja: Ja ushqimet se si mund të përfitohet