Shqiptarët po tentojnë të blejnë “zemrën” e qytetit historik të Venecias. Ka një rritje të lartë të shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias, dhe ky interes ka sjellë një shqetësim madhor tek institucionet dhe tek sipërmarrësit. Mediat italiane shkruajnë se autoritetet po hetojnë për të parë, nëse pas këtij interesi fshihet një plan për të pastruar paratë e pista që vijnë nga aktiviteti kri minal. Federata e Sipërmarrësve Venecianë, përmes presidentit Roberto Magliocco ka ngritu shqetësimin se janë shqiptarët që ofrohen të blejnë biznese të falimentuara.
Advertisements
Ai thotë se “çdo ditë në Venecia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qëndrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre.”
Sipërmarrësit venecianë janë në vështirësi të mëdha financiare për shkak të pandemisë dhe mungesës së turistëve. Nga ana tjetër qiratë e bizneseve të tyre janë tejet të larta, në shifra që kapin nga 9 mijë deri në 20 mijë euro në muaj, duke bërë që shumë biznese të mbyllen. Por sapo një biznes ka dalë në shitje të detyruar, shqiptarët kanë rrekur ti kontaktojnë. Restorantet ku shqiptarët po investojnë janë në zonën e lagjes Marciana, kurse hotelet janë të preferuar në të gjithë Venecian. Magliocco ka thënë për “Il Gazzetino” se “as mos mendoni se blerësit që janë ofruar për janë kinezë ose rusë. Janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë.”
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!