Surprizat e motit nuk kanë fund/ Meterologu zbulon si do të jenë ditët e para të muajit Tetor, sa do të shkojnë temperaturat në fundjavë

Meterologu i Meteoalb Hakil Osmani, ka zbuluar si do të jetë moti përgjatë kësaj jave, dhe në ditët e para të muajit Tetor. Sipas Osmanit, prej ditës së sotme pritet një përmirësimn i kushteve të motit, dhe një rritje të temperaturave që në fundjavë do të arrijnë deri në 28 apo në 29 gradë celsius

Advertisements

Megjithatë sipas Osmanit, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut në zonat malore, edhe pse ato do të jenë kryesisht të izoluara.

“Moti gjatë këtyre ditëve pritet të ketë një përmirësim, do të kemi mot të qendrueshëm, me më shumë kthjellime, por ka dhe reshje shiu të pakta të izoluara. Do të kemi dhe një rritje graduale të temperaturave, që në fundjavë do të shkojnë deri në 28 apo në 29 gradë celsius.

Advertisements

Java e parë e muajit Tetor paraqitet me mot të qendrueshëm, mund të ketë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ditët e para të Tetorit në bregdet dhe në zonat e ulëta do të jenë me mot të mirë. Sa i takon temperaturave, ato do të jenë më të larta sesa normale, nga 2 deri në 3 gradë”, u shpreh Osmani në Fax News.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI dën uar me 1 vit e 3 muaj bu rg për mashtrim, vetëdorëzohet deputeti shqiptar(EMRI)
Artikulli tjetërShqiptarët po blejnë “gjysmën” e Venecias, mediat italiane ngren alarmin: Duan të pastrojnë paratë e kr imit, bizneset kanë falimentuar, ja metoda