Mbyllet restoranti i famshëm i NUSRET, ja arsyeja

Vetëm pesë ditë pasi kishte hapur restorantin e tij të ri në Boston, Salt Bae e shefit të guzhinës Nusret, i njohur gjerësisht për mënyrën e hedhjes së kripës në mishin që gatuan, është mbyllur.

Advertisements

Shkak është bërë një video e publikuar prej vetë atij në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin mësyrë në restorant, nuk respektonin asnjë masë ndaj covid-19.

Bordi I licensimit të qytetit vendosi të mbyllë restorantin e ri për shkak të mosrespektimit të rregullave që ndoqën dy inspektime në restorant.

Advertisements

Inspektimi I parë, raportojnë mediat në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin sic duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperature jo të duhura të paisjes së larjes së enëve.

Inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe vunë re se elementët e vlerësuar në inspektimin e parë nuk ishin rregulluar.

Ndërkohë që në raport të bordit të licensimit ishin vendosur edhe problemet e ceremonisë së hapjes në 18 shtator.

Restoranti që ka degë edhe në Abu Dhabi në Dubai, është themeluar nga Nusret Gokce, që u bë I njohur për hedhjen e kripës me video virale në rrjetet sociale. Deri tani ka krijuar një rrjet me 16 restorante, dhe është I treti I hapur në SHBA, pas atij të Nju Jorkut dhe Majamit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nuk do kemi xhelozi’/ Basha bën premtimin para kamerave, thirrje publike Ramës: Përdori 5 pikat tona, nuk duam lëvdata
Artikulli tjetërI dën uar me 1 vit e 3 muaj bu rg për mashtrim, vetëdorëzohet deputeti shqiptar(EMRI)