‘Nuk do kemi xhelozi’/ Basha bën premtimin para kamerave, thirrje publike Ramës: Përdori 5 pikat tona, nuk duam lëvdata

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se nuk do të marrë kredite nëse qeveria do të përdorë planin me 5 pikat për rimëkëmbjen e ekonimisë në kohë pandemie.

Advertisements

Para kamerave Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të përballuar situatën me të cilën po përballet vendi.

“Nuk kemi asnjë xhelozi por mirëpresim vendosjen e këtyre 5 pikave. Premtoj se nëse përdoren nuk do të dal as unë dhe asnjë tjetër që të marrim kredite. I bëj thirrje kryeministrit këto 6 muaj që i kanë mbetur të bëjë gjithçka që ka në dorë për të përballuar situatën. Kjo është kërkesa i bëj përmes medias. Mbetemi në dispozicionim tuaj dhe do të vijojmë me detajimin e kësaj pakete,”-tha Basha.

Advertisements

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ku i çuat paratë që iu dha bota? Pse i vodhët?”, kryeministri Rama i përgjigjet ashpër opozitës
Artikulli tjetërMbyllet restoranti i famshëm i NUSRET, ja arsyeja