“Maska prej cope nuk të mbron”, mjeku Kita Sallabanda zbulon ç’po ndodh me COVID-19 dhe çfarë pritet në nëntor

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka komentuar situatën e pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Sallabanda u shpreh se masat janë të domosdoshme dhe nuk janë si kufizimet e periudhës së karantinës mars-prill.

Advertisements

Sallabanda theksoi se maska duhet të ketë patjetër filtër dhe për pasojë maskat copë nuk të mbrojë.

“Maskat kanë hapur një diskutim të madh. Problemi është që maskat na mbrojnë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi i zakonshëm. A janë maskat me copë të mira? Unë mendoj se jo. Maska duhet të ketë filtrin brenda që të na mbrojë. Unë rekomandoj mbajtjen e maskave në ambiente publike, ku nuk mund të mbajnë distancën”, u shpreh ai.

Advertisements

Sallabanda shtoi më tej se tani që po futemi edhe në sezonin e gripit situata do të jetë edhe më kritike. Sakaq, mjeku thotë se Covid-19 tani përhapet më shpejt, por nuk ka të njëjtën peshë virale siç e kishte në fillim.

“Në shtator është rritur numri i të infektuarve nën 18 vjeç. Këta shkojnë në shtëpi dhe infektojnë prindërit. Ky është një problem. Unë nuk mund të kalkuloj për rrezikun e gripit. Prandaj duhet që të marrim masa sepse mund të kolapsohet sistemi. Duhet të marrim masa.

Nuk është aq agr esiv sa në fillim. Përhapet më shpejt, por nuk ka atë peshë virale. Me temperaturat e larta virusi pësoi mutacion. Ne nuk e dimë çfarë mund të ndodhë në nëntor, prandaj duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata e nxehtë politike, Lulzim Basha del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë do të ndodhë sot në orën 11:00
Artikulli tjetërNuk përmbahet Presidenti Meta, lëshon paralajmërimin: Akte bar barie, askush s’ka për t’i shpëtuar drejtësisë