Dita sot do të nisë me mot të vranët, ndërsa prej mesditës do të ketë intervale kthjellimesh.
Advertisements
Që prej orëve të para të mëngjesit do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, në qendër dhe ekstremin jugor. Ato do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në majat e alpeve do të ketë reshje bore.
Prej mesditës gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.
Advertisements
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në orët e mëngjesit. Kurse temperaturat do pësojnë rënie të lehta në orët e mëngjesit. Valëzimi në det do jetë 3-4 ballë, me lartësi vale nga 1.8-2 metër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!